Ballina Sport Fenerbahçe synon ta rikthejë Muriqin gjatë verës

Fenerbahçe synon ta rikthejë Muriqin gjatë verës

Vedat Muriqi e ka rigjetur veten te Mallorca. Sulmuesi kosovar po tregon performanca fantastike me skuadrën nga elita e futbollit spanjoll, teksa synon t’i mbajë në ligë edhe për një edicion tjetër.

Marketing

Por, vazhdimësia e tij përtej këtij edicioni në Spanjë mbetet ende një pikëpyetje.

Sipas medias turke, Fanatik, Fenerbahce, të cilët kanë pasur probleme në sulm pas largimit të Vedat, po përgatiten të marrin sërish 27-vjeçarin në verë.

Ishte vet sulmuesi shtatlartë që nuk e mohoi një rikthim të mundshëm në Turqi, por theksoi se do të donte të vazhdonte fillimisht me Mallorcan.

Huazimi i tij te skuadra spanjolle përfundon në verë dhe ende asgjë nuk dihet rreth së ardhmes së tij.

Exit mobile version