11:22 | 28 Prill 2021
11:22 | 28 Prill 2021
Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka rikujtuar fitoren 7-1 ndaj Romës dhe pranoi se kishte provuar të nënshkruante me Francesco Tottin.
Ish trajneri i Unitedit foli për Gazzetta dello Sport para gjysmëfinales të Ligës së Evropës, transmeton lajmi.net.
Fitorja historike erdhi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2007 dhe Ferguson thotë se menjëherë e dinte se do ishte natë e veçantë në “Old Trafford”.
“Çdo lojtar propozoi muzikën më të mirë dhe të gjithë se bashku nga një simfoni. Menjëherë e kisha ndjesinë se do përjetoja një nga ato netët e rralla që ndodhin në jetën e trajnerit”.
Ferguson tutje zbuloi se Luciano Spalleti erdhi në zyre pas ndeshjes për traditën rituale për të pirë verë me kundërshtarin.
“Ishte kënaqësi që Spalleti pranoi ftesën, pavarësisht rezultatit dhe eliminimit. Erdhi në zyre për pije dhe fakti që erdhi tregonte premtimin, ishte demonstrim i një personaliteti të fortë”.
“Mund të imagjinojë që nuk ishte e lehtë për të, por nuk u kthye, si një sportist i vërtetë”.
Legjenda e United gjithashtu përmendi Tottin në autobiografinë e tij dhe ishte pyetur nëse do nënshkruante me fituesin e Kupës së Botës.
“E pëlqyem lojtarin dhe dëshiruam ta përfshimë në skuadër. Por, sapo treguam interesim, menjëherë u bë e qartë se Totti nuk donte largimin nga Roma”.
“Ishte i vendosur për qytetin e tij. CV-ja ishte e qartë. Totti do mbante vetëm fanellën e Romës”, përfundoi ai./Lajmi.net/