Ferihan Bajrami, kryeshefe në repartin e pediatrisë në Kumanovë: Numri është në rritje, madje edhe me Covid-19, apeloj t’i shmangen grupimeve të njerëzve

Ferihan Bajrami, kryeshefe në repartin e pediatrisë në Kumanovë: Numri është në rritje, madje edhe me Covid-19, apeloj t’i shmangen grupimeve të njerëzve
1 gusht – Temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë kanë shtuar numrin e të sëmurve me infeksione gastrointestinale edhe në spitalin e Kumanovës.

Marketing

Specialistja dr. pediater, Ferihan Bajrami, kryeshefe në repartin e pediatrisë në këtë qytet për Open-TV deklaroi se numri i të sëmurve vazhdon të rritet, madje ka edhe të sëmurë me Covid-19.

Ajo apelon që fëmijët të përdorin sa më shumë lëngje, vitamina, si dhe t’ju shmangen grupimeve.

“Për shkak të temperaturave të larta, periudhën e fundit kemi rritje të numrit të të sëmurëve me infeksione gastrointestinale. Fillon me temperatira të larta, të cilat shpesh shkojnë deri më 40 gradë, me pasoja vjellje dhe barkqitje. Te disa fëmijë simptomet janë më të lehta, dhe trajtimi bëhet betëm me terapi orale, ndërsa tek disa për shkak të seriozitetit dhe gjendjes së përkeqësuar, duhet edhe rehidrim paranteral. Mosha është e ndryshueshme, nga më të vegjëlit deri në 14 vjec”, deklaron për Open-TV, specialiste dr. pediater, Ferihan Bajrami, kryeshefe në repartin e pediatrisë në Kumanovë.

“Kemi dhe numër të rritur të sëmurve me Covid-19, ku simptomet janë me temperaturë dhe simptome gastrointesitnale. Format më të lehta i trajtojmë me terapi në kushte shtëpiake dhe kontrollime të rregullta nga mjeku amë, kurse për trajtim hospitalor i dërgojmë edhe në spitalin e fëmijëve ‘Kozle’ në Shkup”, thotë ajo.

“Rekomandimi ynë si personel mjekësor do të ishte me qenë të marrim sa më shumë lëngje, vitamina si dhe t’ju shmangemi grupimeve, sepse me të vërtetë numri është në rritje”, përfundon specialistja dr. pediater, Ferihan Bajrami, kryeshefe në repartin e pediatrisë në Kumanovë. /Open-TV.