Ferrari i Schumacher vihet në shitje – mbanë një çmim astronomik

Bolidi i tipit ‘Ferrari’, me të cilin garonte ikona e Formula 1 Michael Schumacher, është vënë në shitje.

Marketing

Skuadra e Ferrari ka vendosur ta shes bolidin e ikonës gjermane, por për ta siguruar këtë bolid duhet paguar një shumë ‘e çmendur’.

Sipas raportimeve nga ‘Autosport’, bolidi i markës Ferrari do të shitet për 4.9 milionë dollarë amerikanë.

Bëhet fjalë për bolidin të cilit Schumacher e voziti në vitin 1998, kur humbi titullin në garë me Mika Hakkinen të McLaren.

Më saktësisht, me këtë bolid Schumacher garoi në Grand Prix të Japonisë, në spektaklin e Suzuka.

Bolidi mund të blihet përmes ‘duPont Registry’.