Festa e Pashkëve, Urimi i Rektorit të UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti

Të nderuar miq,

Marketing

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve katolikë t’jua urojë nga zemra festën e Pashkëve.

Fesat tona, kombëtare apo fetare, kanë madhështinë e tyre dhe reflektimin e brendshëm shpirtëror. Janë pikërisht festat që na afrojnë me njëri–tjetrin, për t’i shprehur vlerat më të rëndësishme të njerëzimit – humanizmin dhe solidaritetin shoqëror.

E kaluara jonë dëshmon për rrugën komplekse në të cilën kanë kaluar popujt në mbarë botën, por edhe mësimet që i kemi nxjerrë, se vetëm të bashkuar i tejkalojmë sfidat, betejat më të vështira jetësore.

Kësaj radhe, përballë sfidës që e kemi përpara, me pandeminë Covid -19, uroj të reflektojmë edhe më shumë, ndaj të gjithë, pa dallim race, etnie, besimi, gjinie e moshe, të vazhdojmë përpjekjet tona deri në fitoren e plotë ndaj virusit korona.

Uroj që festat e ardhshme t’i shënojmë e festojmë në kushte e rrethana më relaksuese për të gjithë ne.

Gëzuar!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës