Festat, shtohet numri i pacientëve në spitale

Periudha e festave ka rritur dukshëm numrin e pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë në shërbimet emergjente nga pasojat e shkaktuara nga konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve alkoolike. Pos të rriturve, mjekët thonë se i dukshëm ka qenë edhe numri i adoleshentëve të cilët kanë kërkuar ndihmë si pasojë e konsumimit të pa kontrolluar të alkoolit.

Marketing

Të shmanget konsumimi i alkoolit sidomos vozitësve të cilët dalin në rrugë dhe në drejtim të automobilave për shkak edhe të aksidenteve që janë në numër të shtuar, rekomandojmë që alkooli të shmanget dhe të kenë kujdes edhe me ushqimin në këto temperature të ulëta- tha Armend Sejdini, Mjek.

Mjekët poashtu thonë se shpeshherë ndodh që pas festave të ketë raste të helmimeve të shumta nga ushqimet e ndryshme. Rekomandojnë që të mos konsumohen ushqimet që qëndrojnë për një kohë të gjatë e të cilat në përbërjen e tyre kanë mish dhe nënprodukte të tij si vezë sepse rastet e shpeshta të helmimeve lidhen me konsumimin e tyre.

Marketing