Festë me dehje, rrahje dhe aksident – 50 thirrje në Ndihmën e Shpejtë

Dehje, rrahje dhe lëndime nga një aksident – janë shkaqet për të cilat pati thirrje nga qytetarët në Ndihmën e Shpejtë gjatë ndërrimit të motmoteve.

Marketing

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe më së shumti thirrje ka pasur për shkak të dehjes, ndërkaq më pak për shkak të rrahjeve dhe një aksidenti trafiku.

“Në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë ka pasur rreth 50 thirrje, numri më i madh kanë qenë pacientë që kanë qenë të alkoolizuar, më pak pacientë pas përleshjes fizike dhe më pak nga një aksident tragjik”, njoftoi ministri Filipçe para Klinikën Gjinekologjike ku njoftoi për lindjet e para në vitin 2022.
Ndihmë qytetarët kanë kërkuar edhe në Klinikën e Toksikologjisë. Mbrëmë janë pranuar 17 pacientë. 11 janë pranuar për shkak të dehjes dhe pas trajtimit të gjithë janë mirë

Marketing