Festë në kundërshtim me masat anti-Covid, 13 viktima në klubin e natës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin Lima të Perusë. Ajo që duhet të ishte një aksion rutinë për ndalimin e festave në kundërshtim me masat kundër përhapjes së koronavirusit u kthye në një tragjedi.

Marketing

Në një klub nate në Lima, në katin e dytë të një ndërtese, po organizohej një festë ku sipas policisë ishin rreth 120 persona.

Në përpjekje për t’iu larguar policisë, dhe përfunduan duke shkelur njëri-tjetrin gjatë kohës kur dolën me nxitim nga klubi

13 persona humbën jetë dhe 3 të tjerë u plagosën.

Në një komunikatë zyrtare, Ministria e Brendshme e Perusë theksoi se policia nuk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit, duke sqaruar se njerëzit janë shtypur nëpër shkallë, duke zbritur nga kati i dytë në të parin. Aktualisht, janë arrestuar 23 persona.

Peruja është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 në Amerikën e Jugut, me mbi 576 000 raste dhe mbi 27 000 viktima. Vendi ka ndaluar grumbullimet e mëdha dhe nuk lejohet lëvizja pas orës 22:00.

Marketing