Festimet në ministrinë për Sistem Politik, Grubi: Mesazh i gabuar, instutucionet të veprojnë

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi për “360 gradë” thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim merr përgjegjësi të plotë për festimin e ditëlindjes së kreut integris në ditën e inaugurimit të ndërtesës së re të Ministrisë për Sistem Politik, ku nuk u respektuan protokollet antiKovid.
Ai ka ftuar institucionet që të shqiptojnë dënime për personat që shihen në fotografi pa maska. Grubi pranon se reagimet e publikut ndaj fotografisë, janë të justifikuara dhe se me publikimin e kësaj fotoje është dërguar mesazh i gabuar në lidhje me nevojën për mbrojtje personale në këtë kohë pandemie.
“Kjo është arsyeja pse ne marrim përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm për pasojat dhe të respektojmë vendimet. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente të vendosin masa, të cilat do t’i respektojmë si çdo qytetar”, deklaroi Grubi për 360 shkallë.
Kritika ndëkrkohë ka pasur jo vetëm për mosmbajtjen e maskave gjatë festimit, por edhe për lejimin që në një institucion shtetëror të festohet ditëlindja e kreut të një partie politike. Për këtë nga Ministria tashmë u justifikuan se festimi ishte një veprim spontan në momentin që një nga të punësuarit kishte sjellë një tortë duke shfrytëzuar praninë e kreut integrist në inaugiurimin që u bë në ditën e lindjes së tij.
Marketing