Fetai: Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për mbështetjen e tyre në këto momente të vështira

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka takuar ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidanin, nga i cili ka marr letrën ngushëlluese të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

“Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, z. Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai tutje ka falënderuar institucionet dhe popullin shqiptarë për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar dhe solidaritetin në këto momente të rënda për vendin.

“Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në këto momente të vështira. Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha vendeve aleate dhe partnere për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadorin Meidani për angazhimin e tij të palodhur dhe kujdesin e treguar ndaj të lënduarve, përfshirë lehtësimin e tij në procesin e trajtimit të tyre”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Fetai.

Marketing