Fetai: Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs, sinonim i korrupsionit që po na vret

“Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo jetë të humbur dhe të shkatërruar. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai.

“Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs nuk janë thjesht aksidente, ato janë sinonim i korrupsionit që vret në vendin tonë.

Tragjeditë që po godasin shoqërinë tonë njëra pas tjetrës kanë një emërues të përbashkët: korrupsionin. Bilanci është i tmerrshëm – 135 jetë të pafajshme të humbura në rrethana mizore.

Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo jetë të humbur dhe të shkatërruar. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten.

Korrupsioni tashmë është emergjencë nacionale, ai duhet të njihet dhe të shpallet si i tillë!”, ka shkruar Fetai.

Marketing