FFM: Po punohet intensivisht për vendosjen e sistemit VAR në stadiume

Nga FFM-ja thonë se ndeshja e djeshme Struga T.L – Voska Sport tregoi qartë se sa kritike është mungesa e teknologjisë së Video Asistent Referee (VAR) në futbollin vendor.

Marketing

“Gjatë sezonit u përballëm me gabime arbitrazhi që ndikuan drejtpërdrejt në integritetin e lojës së futbollit. Gabimet e fundit të arbitrave, por edhe gabimet në xhirot e kaluara të kampionatit, na detyrojnë të ecim më shpejt drejt përmirësimit dhe drejtësisë në futbollin e Maqedonisë”- kumtojnë nga FMN-ja.

Prandaj, nga ky institucion kumtojnë se janë të vendosur të mos lejojë padrejtësi në futbollin e Maqedonisë, pavarësisht kostove.

“Me këtë në drejtim, FFM-ja po punon në mënyrë aktive për të futur teknologjinë e Video Asistent Referee (VAR) në ligat tona.
Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell ky proces, veçanërisht në gjetjen e një kompanie të përshtatshme produksioni për të transmetuar ndeshjet, gjë që ishte gjithashtu një problem kyç, pavarësisht vendosmërisë sonë për të patur teknologjinë VAR tashmë këtë sezon, në mënyrë që kjo të mos ndodhë, sepse kjo hapi është kritik për prezantimin dhe funksionimin efektiv të teknologjisë VAR. Synimi ynë është që kjo teknologji të jetë e disponueshme sa më shpejt që të jetë e mundur, megjithëse përballemi me kërkesa komplekse logjistike dhe teknike për zbatimin e saj, të cilat po punojmë intensivisht për t’i tejkaluar.”- thonë nga FMN-ja.

Marketing