FIA publikon kalendarin për sezonin e ri në Formula 1

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka zyrtarizuar datat kur do të nisë sezoni i ri në Formula 1.

Marketing

Gjithçka nis me çmimin e Madh të Bahreinit më 5 mars dhe përfundon me 26 nëntor në Abu Dabi.

Siç bëhet me dije, këtë sezon pilotët do të përballen në 23 gara dhe risi do të jetë Çmimi i Madh i Las Vegasit si dhe dy ndalesat në Itali ku do të mbahen Çmimi i Madh i Imolas dhe ai i Monzës.

Gjithashtu zyrtarët kanë deklaruar se është hequr gara në Kinë, duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme dhe nuk e kanë zëvendësuar me asnjë cirkuit tjetër.

Ndërkohë drejtuesit kanë vendosur që të dyfishojnë dhe numrin e provave Sprint, nga 3 në 6.