Deri në orën 05:00 janë numëruar 568 kuti nga 580 në total në qarkun e Fierit ose 98% të votave.
PS në këtë qark ka marrë 89755 vota ose 52.75 %, duke marrë 9 mandate deputetësh.
PD-AN kanë marrë 63402 vota ose 37.26 %, konvertuar në 6 mandate në gjithë qarkun.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 12130 vota ose 7.13 %, duke arritur që të marrë një mandat.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS ka humbur një mandat, PD është rritur me 2 mandate, ndërsa LSI ka humbur 1 mandat.