Ballina Sport FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

FIFA dënon Serbinë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Shtëpia më e madhe e Futbollit, kanë dënuar sërish Serbinë.
Ndeshja Zvicër – Serbi në kuadër të Kupës së Botës, Katar 2022 u përcoll me shumë polemika.
Në atë takim, huliganët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës. Zvicra kishte fituar 3:2 dhe kishte dërguar Serbinë në shtëpi.

Marketing

E, kjo ka bërë që FIFA t’i dënojë ata.

Sipas njoftimit të shtëpisë më të madhe të futbollit, ata gjobiten me 50.000 franga dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të FIFA-së:

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkeljet e neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve të tifozëve serbë dhe sjelljes së keqe të ekipit (sanksione individuale ndaj shtatë lojtarëve) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës në Kupën e Botës FIFA”.

Kujtojmë që ky dënimi i dytë i FIFA-s ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet anti-shqiptare në Botërorin në Kata

Exit mobile version