Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është kryer të premten mbrëma, por ajo vazhdon të luhet jashtë fushës.

Marketing

Ka qenë një ndeshje shumë e tensionuar, ku pala serbe provokonte vazhdimisht futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Nuk munguan thirrjet nga tifozët raciste dhe për vdekjen e shqiptarëve, derisa edhe trajneri i përfaqësueses serbe u kap nga kamerat duke sharë nënat shqiptare.

Federata e Futbollitt ë Kosovës ka nisur një ankesë në FIFA për fyerjet e trajnerit serb drejtuar nënave shqiptare, por edhe për thirrjet nga tifozët e tyre.

Kjo ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA të hap hetimet ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kjo pasi mund të ketë pasur shkelje të mundshme të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, sipas FIFA-s.

 

Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

Ndërkohë sipas asaj që ka mësuar e përditshmja zvicerane Blick, nuk do të ketë asnjë procedim disiplinor ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.