Ballina Aktuale FIFA në kongres mban një minutë heshtje për Vokrrin

FIFA në kongres mban një minutë heshtje për Vokrrin

FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin në kongresin e 68 që po mbahet në Moskë.

Marketing

Ky kongres ka filluar duke mbajtur një minutë heshtje për kryetarët e federatave që ishin të pranishëm në kongresin e vitit të kaluar, por që kanë vdekur brenda periudhës kohore mes dy kongreseve.

“Do të donim ti kujtojmë ata që ishin me ne vitin e kaluar dhe fatkeqësisht na kanë lënë. Ngushëllime për familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të doja që të mbanim një minutë heshtje në nderim të tyre”, ka thënë Gianni Infantino, kryetar i FIFA-s.

Në punimet e këtij kongresi ishte planifikuar të merrte pjesë edhe ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, së bashku me zëvendëskryetarin, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Vokrri vdiq të shtunën në mëngjes si pasojë e sulmit në zemër.

Në punimet e Kongresit të FIFA-s, Kosova po përfaqësohet nga zëvendëspresidenti Agim Ademi dhe nga menaxheri Bajram Shala, kurse si pikë kryesore e këtij kongresi do të jetë votimi për nikoqirin e Botërorit 2026, e ku janë dy kandidatura, ajo e Marokut dhe kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë./Express/

 

Marketing
Exit mobile version