Filipçe: 100 ditë qeveri- 100 ditë justifikime

LSDM-ja, 100 ditshin e Qeverisë e cilësojnë si periudhë të skandaleve, zhgënjimeve, premtimeve të thyera dhe ngecjeve. Akuzoi për shkelje të premtimeve, partizim të administratës, ulje të pagave dhe standardit të qytetarëve.

Marketing

“Kemi 100 ditë justifikime në vend të zgjidhjeve, izolim në vend të integrimit dhe një shoqëri të dominuar nga pasiguria. Paralelizmi mes premtimeve dhe realitetit është i zymtë. Maqedonia e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë krenare dhe është e qartë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Ka pasur gabime, por asnjëherë nuk kemi bërë gabime në raport me interesat strategjike të shtetit dhe qytetarëve. LSDM-ja ka 3 dekada që lufton për një Maqedoni evropiane dhe ne jemi të gatshëm të përballemi drejtpërdrejt me pushtetin dhe të kundërshtojmë të gjitha politikat e gabuara.”, – theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe

Marketing