Filipçe apel qytetarëve që të vaksinohen, të gjitha vaksinat janë të sigurta

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së sotme pas ardhjes së vaksinave nga Kina ka paralajmëruar se gjatë muajit maj do të arrijë edhe një sasi e madhe me vaksina nga Kina. Ai i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen me cilindo vaksinë ngase sipas tij të gjitha janë të sigurta.

Marketing

Filipçe tha se imunizimi masiv do të fillojë pas Pashkëve, ndërsa pritet që të vaksinohen mbi 10 mijë qytetarë në ditë.
“Në muajin maj presim që të arrijnë 500 mijë doza të vaksinës Sinovac, më pas 100 mijë doza shtesë që vijnë si donacion duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë bisedës së ministres Shekerinska me ministrin kinez të Mbrojtjes, përmes kësaj do të sigurohen 100 mijë vaksina Sinopharm. Do të thotë edhe 600 mijë vaksina kineze për 300 mijë qytetarë. 26 mijë doza do të marrim nga vaksina Pfizer, nga kontrata direkte. Nuk kemi termin të saktë se kur dhe sa vaksina ruse do të arrijnë në vend. Nuk ka informacione për vaksinën Astra Zeneca”, u shpreh ministri Filipçe.

Ai tha se do të vaksinohen personat sipas moshës dhe grupeve kritike.