Filipçe: Ilaç për “Kovid 19” ende nuk ka

Qytetarët të mos marrin ilaçe të cilat nuk janë dëshmuar se ndihmojnë kundër virusit korona, apeloi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Ilaç specifik për virusin korona nuk ka dhe të sëmurët trajtohen sipas simptomeve. Kohëve të fundit shumë njerëz pa konsultime me mjekët me vetëinciativë në mënyrë jolegale pajiseshin me ilaçin “Favipiravir” nga shtetet  fqinje dhe përmes internetit.

“Ilaç specifik dhe të veçantë për këtë sëmundje nuk ka. Bëhen kombinime të terapive ekzistuese dhe në pajtueshmëri me simptomet që i jep kjo sëmundje dhe duhet ta dimë se ka spektër të gjërë të simptomeve me të cilat kjo sëmundje mund të manifestohet, andaj apeloj që çdonjëri pacient në kosultim me mjekun amë, apo gjatë shërimit spitalor vetëm përmes kontrollës së mjekut të pranojë terapinë adekuate” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing