Filipçe: Mbi 50 punëtor të shëndetësisë nga Spitali i Kumanovës janë kthyer në punë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga gjithsej 70 persona, personel mjekësorë, të infektuar me koronavirus në Spitalin e Kumanovës, tashmë mbi 50 janë shëruar dhe janë thyer në vendin e punës.

Marketing

“Mbi 50 punonjës të shëndetësorë nga gjithsej 70 që kanë qenë të infektuar në Spitalin e Kumanovës tashmë janë kthyer në vendin e tyre të punës, të gjithë janë testuar, të gjithë kanë dy teste negative sipas kritereve, të gjitha repartet në këtë spital punojnë në mënyrë normale”, tha mes tjerash Filipçe.

Marketing