Filipçe: Në gjashtë punkte po bëhen testime të shpejta

Në gjasht punkte në Shkup ka nisur testimi i shpejtë për Kovid 19. Testimet e shpejta aktualisht realizohen në Jane Sandanski, në Gjorçe Petrov, në poliklinikat në Çair dhe Hasanbeg, në Bitpazar dhe Mlin ballkan, bëri të ditur minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Ka seistme adekuat për caktimin e termineve nëpërmjet mjekëve amë, Me ato teste mund të testohen pacient që janë në kaudër të pes ditëve që nga fillimi i simptomeve. Nëse kanë kaluar 5 ditë bëhet testim klasik PCR. Me testet e shpejta bëhen diku mes 300 deri në 500 teste në ditë. Testet e shpejta janë shpërndarë në të gjitha spitalet, ku pranohen pacient dhe planifikojmë të shpërndahen edhe në qendra tjera të shëdnetit publik, që të mbulohet nevoja për teste të shpeta brenda disa ditësh.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëdnetësisë.
Marketing