Filipçe: Në Klinikat interne në Shkup, 100-120 shtretër të lirë për pacientë me Kovid-19

Çdo ditë jemi në komunikim me drejtorët e spitaleve, ka fluks të pacientëve, ka disa që janë lëshuar, por numri i pranimeve është akoma më i lartë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës në spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.

Marketing

Në klinikat e Shkupit, theksoi ai, janë siguruar shtretër spitalor, personeli ndërrohet me rotacion dhe është mobilizuar plotësisht. Në klinikat e brendshme ka rreth 100-120 shtretër të lirë me personel që mund të strehojnë pacientë me Kovid-19 në çdo kohë.

Sipas Filipçes, kovid qendrat nuk janë më thjesht objekte, por janë plotësisht të pajisura për të trajtuar pacientë.

Ministri Filipçe falënderoi personelin mjekësor në spitalin e Përgjithshëm në Gostivar dhe informoi se të gjithë punëtorët shëndetësorë që punojnë drejtpërdrejt me KOVID do të shpërblehen me para. Mjetet për këtë qëllim, tha ai, janë siguruar me rebalancin e buxhetit.

Ai njoftoi se spitali i Gostivarit do të marrë rezonancë magnetike në vitin 2021 – diçka që u njoftua për këtë vit, por për shkak të situatës së koronavirusit është shtyrë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, gjithashtu falënderoi personelin mjekësor në spitalet.

Mgid

Marketing