Filipçe: Nuk ka informata për të sëmurë nga KOM-i dhe BFI-ja

Nuk kam informata se dikush nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë ose nga Bashkësia Fetare Islame është i sëmurë nga Kovid-19, deklaroi në pres konferencën e sotme onlajn ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

I pyetur se a ka ndonjë të sëmurë nga KOM-I ose BFI-ja, ministri tha se deri më tani nuk ka informatë të tillë.

“Kishte informata për manastirin Bigorski, megjithatë që në kohën kur u vendos situata e krizës në Dibër, atëherë ishin tashmë disa njerëz që kishin simptoma të frymëmarrjes nga manastiri, ne dërguam një ekip, u testuan ata që duhej dhe askush nuk u diagnostikua me virusin Kovid-19. Që atëherë, unë personalisht nuk kam informacion specifik për asnjë nga këto institucione”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.