Filipçe: Nuk ka keqpërdorim të termineve

Qytetarët e moshuar të regjistruar, së bashku me të gjithë ata që janë regjistruar shtesë deri me 30 Prill, do të vaksinohen deri në fund të javës tjetër. Deri më tani, 40 përqind e popullsisë së përgjithshme mbi moshën 70 vjeç tashmë janë vaksinuar, një listë është bërë për rreth 2,000 qytetarë që janë duke kryer transplantim ose dializë dhe vaksinimi i tyre do të përfundojë deri të martën. Ministri Filipçe tha se nuk ka asnjë informacion në lidhje me keqpërdorimin e sistemit me terminet.

Marketing

“Absolutisht nuk kemi asnjë informacion se ekziston keqëpërdorim I termineve, ata thjesht krijohen automatikisht në përputhje me kohën dhe moshën. Dhe përsëri do të them se mekanizmi i vetëm për të vaksinuar dikë më të ri të regjistruar në një punkt të ndonjë komune është që të mos ketë të paraqitur asnjë person i moshuar. Jemi në dijeni për presionin në Shkup krahasuar me komunat e tjera më të vogla.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Marketing