Ballina Lajme Maqedoni Filipçe paralajmëron masa restriktive për të pavaksinuarit

Filipçe paralajmëron masa restriktive për të pavaksinuarit

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të ketë takim në të cilën do të shqyrtohen masat e reja për parandalimin e koronavirusit ndërsa kanë të bëjnë me personat e pavaksinuar.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për Kanal5 tha se pas takimit do të dorëzojnë propozime konkrete deri tek Qeveria.

Restrikcionet e reja do të vlejnë vetëm për persona e pavaksinuar, për shkak se siç tha ai, ata më së shumti i ngarkojnë spitalet.

“Sistemi spitalor tani për momentin më i ngarkuar është me pacientët e pavaksinuar. Këtë më nuk do ta tolerojmë më tej. Po vjen sezoni i dimrit dhe koha e viruseve dhe pacientë tjerë në mënyrë shtesë do ta ngarkojnë sistemin spitalor. Në kushte kur ka mjaftueshëm vaksina, absolutisht nuk është e lejueshme qytetarët të mos vaksinohen”, tha Filipçe.

Exit mobile version