Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se nuk është e nevojshme ora policore, pasi masat që i kanë propozuar janë të ngjashme me orën policore. Në këtë periudhë shtoi Filipçe ora policore nuk është zgjidhje, mjafton të respektohen masat dhe të votohet ligji që nesër është në procedurë parlamentare.
Duke ju referuar shifrave të larta të të infektuar periudhën e fundit, ai bëri të ditur se në spitalin Kozle kanë shtuar kapacitetet për 40 shtretër, ndërsa janë duke u përgatitur edhe dy reparte në spitalin “8 Shtatorin”. Edhe në spitalet tjera shtoi ai, po bëhen rritje të kapaciteteve si Kumanovë, Strumicë dhe Shtip.
80% e të infektuarve janë asimtomatik ose me pasqyrë shumë të lehtë klinike, 12-14% kanë pasqyrë të lehtë klinike me simtome të lehtë të shfaqura, dhe 2-4% janë që përfundojnë në klinikë, njofton kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhozoski. Mirëpo ai personalisht kërkon të ketë gjoba më të larta në pjesën e dënimeve, në mënyrë që masat të respektohen.