Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se kategoria e qytetarëve që janë të rrezikuar në vende të punës, për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me njerëz, do të vaksinohen me Sputnik V.
“Kategoria e qytetarëve të tjerë të punësuar në infrastrukturë të rrezikshme, më të rinjtë, të punësuarit në MPB, në Armatë dhe në institucione ku ka frekuencë të madhe të qytetarëve, vaksinimi do të jetë me Sputnik V”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Ka bërë të ditur, se pritet që me Astra Zeneca të vaksinohen edhe qytetarët më të rinj, por fillimisht do të presë qëndrimin zyrtar të Agjencisë Evropiane të Barërave – EMA, që sipas tij, pritet të sillet gjatë javës së ardhshme.