Filipçe: Prej nesër çdo qytetar mund të paraqitet për vaksinim

Prej nesër çdo qytetar i vendit do të ketë mundësi përmes web faqes të paraqitet për tu vaksinuar, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Për Shkupin dhe rrethinën pritet që brenda një dite numri I personave të cilët duhet të vaksinohen të jetë 1 mijë e 380, ndërsa 2500 në gjithë territorin e vendit. Në punktet e poliklinkave në ditë mund të vaksinohen 880 persona, ndërsa në punktin  në qendrën Klinike edhe 500 të tjerë. Ministri Filipçe konsideron se ky kapacitet është I mjaftueshëm për tu realizuar faza e parë e vaksinimit në të ciën do të përfshihen personeli mjekësor, megjithëse paralajmëron edhe zgjerim të pikave të vaksinimit  me qëllim që numri I personave të vaksinuar të jetë sa më I madh.
“Momentalisht për vaksimnim janë paraqitur 4000 punonjës mjekësor, 2000, prej të cilëve janë nga Shkupi. Tani jemi të fokusur tek ata. Kemi formuar punkte adekuate për vaksinim, por jemi të gatshëm për ta mbindërtuar sistemin akoma më shumë, kemi parë shembuj nga shtete të tjera, por nuk duam të shpejtojmë. Ekziston mundësia që të bëjmë edhe zgjerimin e pikave të vaksinimit në spitalet modulare, të cilat tani janë të zbrazëta sepse momentalisht pacientët po mjekohen nëpër repartet infektive të spitaleve.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Vaksinimi në Maqeoninë e Veriut do të fillojë me vaksinën kineze, për të cilën një ditë më parë u firmos dhe marrëveshje për furrnizim me 200 mijë doza të vaksinës. Filipce shtoi se ditëve në vijim do të  dihet sakt edhe data e arritjes së furnizimit të parë me vaksina në RMV. Si rezultat i numrit të vogël të infektimeve, Filipce nuk paralajmeroi se mund te kete ashpërsim të masave anti-Covid, por që me vëmendje po ndiqet virusi i ri britanik I cili tash më është i pranishëm edhe në vendin tonë.
Marketing