Filipçe: Qeveria tani me kohë mund të reagojë në sfidat në planin shëndetësor dhe ekonomik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e përshëndeti vendimin e presidentit Stevo Pendarovski për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës me koronavirusin. Tani Qeveria do të mund shpejtë dhe në mënyrë efikase të menaxhojë me resurset e shtetit dhe në kohë të reagojë në sfidat të cilat na presin në planin shëndetëso dhe në atë ekonomik, publikoi Filipçe në Fejsbuk, duke shtuar edhe sqarime të shkurta për disa çështje lidhur me veprimin në kushte të gjendje së jashtëzakonshme.

Marketing

“Çka do të thotë gjendje e jashtëzakonshme? Gjendje e jashtëzakonshme do të thotë se Qeveria merr edhe pushtet ligjvënës edhe Ekzekutiv. Me këtë, lehtësohet puna e Qeverisë në kohën e kriza dhe të njëjtit mund të sjellin vendime për të mirën e qytetarëve shumë më shpejtë dhe më efikase”.
“Si e bën Qeveria këtë? Përmes sjelljes së Dekreteve me fuqi të ligjit, të cilat vlejnë vetëm derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme”.

“A do të ketë orë policore ose kufizime të lëvizjes? Në këtë moment nuk ka një vendim të tillë, ndiqni të gjitha vendimet e mëtutjeshme të Qeverisë dhe do të informoheni për kufizimet eventuale të lëvizjeve”.

“A duhet të bëjë rezerva të ushqimit? Jo, në shtet ka rezerva të mjaftueshme edhe të ushqimit. Qëndroni në shtëpitë tuaja, mos dilni nëse nuk keni nevojë dhe blini aq sa ju duhet”, thekson ministri FIlipçe dhe apelon deri tek qytetarët t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve, sepse ashtu më shpejtë dhe më lehtë do të tejkalohet kjo situatë.