Filipçe sërish me apel për kujdes gjatë festave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se gjendja me epideminë është duke u stabilizuar dhe se trendi i të infektuarve ka shënuar rënie. Megjithatë, ai kërkon kujdes ngase gjendja mund të destabilizohet nëse nuk respektohen masat.

Marketing

“Para nesh janë festat, ditët e lira dhe moti i mirë. T’i shfrytëzojmë në mënyrë të përgjegjshme të mos grumbullohemi dhe të mos i shkelim masat mbrojtëse. Ka shumë mënyra si ta kalojmë me kualitet kohën në rrethin familjarë me më të afërmit dhe të mbetemi të mbrojtur nga virusi”, ka shkruar Filipçe.

Ai shton se nga java e ardhshëm do të arrijnë sasi më të mëdha të vaksinave dhe do të rriten kapacitetet për vaksinim në maksimum.