Filipçe: Të hënën vijnë vaksinat e Pfizer-it

Institucionet shëndetësore aktualisht kanë në dispozicion rreth 14 mijë vaksina anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk mendon se procesi i imunizimit do të hasë në probleme pasi të hënën pritet dërgesa e 10 mijë vaksinave nga Pfizer. Personat e palëvizshëm, do të vaksinohen në shtëpitë e tyre sipas paraqitjes dhe sipas prioriteteve. Deri të enjten në vend janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë. Filipce thotë se planifikohet të rritet numrin e pikave të vaksinimit nëpër qytete të tjera shtet me qëllim që të kemi kapacitete shtesë rajonale, por ato futen në funksion pasi të arrijnë vaksinat kineze.

Marketing

“Vaksinat nga Pfizer do të mbërrijnë në aeroportin e Sofjes të hënën dhe pasdite ato do të sillen në Shkup me transport të veçantë. Derisa vaksinat Pfizer do të vihen në dispozicion, ne kemi edhe 10,000 vaksina të tjera Astrazenek të disponueshme, pak më pak se 3,000 nga Sputnik dhe 1000 vaksina kineze.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Të marten ndërkohë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë do të shkojnë në vizitë zyrtare në Beograd ku do të bisedohet për furnizim me vaksina nga instituti “Torllak”, si dhe një plan strategjik për prokurimin e vaksinave Sputnik V që do të prodhohen atje.

“Për momentin nuk kemi nevojë për vaksina, por nuk mund ta marrim me mend se si do të rjedhë pandemia. Ne do të diskutojmë që Instituti Torlak të jetë partneri ynë strategjik në fushën e prokurimit të vaksinave, duke pasur parasysh ecurinë e pandemisë.”, tha Venko Filipçe.

Marketing