Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe nga sot është në izolim shtëpiak, megjithatë në video-konferencën me gazetarët u shpreh se do të jetë i gatshëm që të vazhdoj punën e tij nga shtëpia dhe se do të jetë i kapshëm për mediat në çdo kohë.
“Në bisedë e sipër me epidemiologët, u konstatua se rreziku i infektimit është tepër i vogël për shkak të maskës që kam mbajtur, megjithatë unë vendosa që të futem në izolim shtëpiak de të punoj nga shtëpia. Por ju garantoj se do të jem gjithmonë i kapshëm për mediat, dhe çdo ditë do të informojmë opinionin me zhvillimet rreth situatës me Kovid-19”, tha Filipçe në fillim të konferencës e cila sonte për herë të parë u mbajt online.
“Sa i përket vizitës së djeshme në Kumanovë, nuk kemi pas njohuri që një pjesë e shtabit të krizës atje kanë qenë të testuar dhe në pritje të rezultateve, sepse ndryshe do të kishim vepruar”, u shpreh Filipçe.