Filipine, rritet në mbi 400 numri i viktimave si pasojë e tajfunit Rai

Numri i viktimave nga fatkeqësia e shkaktuar nga tajfuni Rai që goditi pjesët qendrore dhe juglindore të Filipineve, është rritur në 405, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Sipas lajmit të “Channel News Asia”, kreu i Departamentit Kombëtar të Fatkeqësive, Ricardo Jalad tha se shumica e vdekjeve ka ndodhur për shkak të mbytjes, rrëzimit të pemëve dhe rrëshqitjes së tokës.

Ai tha se si pasojë e tajfunit janë dëmtuar mbi 530 mijë shtëpi dhe se një të tretat e këtyre janë shkatërruar plotësisht. Jalad theksoi se dëmi i fatkeqësisë në infrastrukturën dhe bujqësinë e vendit është 620 milionë dollarë.

Më tej u bë e ditur se numri i të vdekurve në tajfun është rritur në 405 ndërsa 82 persona ende konsiderohen si të zhdukur dhe 1.147 persona janë të lënduar.

Sipas të dhënave të qeverisë nga tajfuni janë ndikuar 4.5 milionë njerëz.

Kreu i Departamentit të Fatkeqësive në provincën Bohol, Anthonut Damalerio tha se “Tajfuni shkaktoi një shkatërrim të madh dhe në veri të provincës Bohol ishte sikur ka rënë një bombë”.

Ai tha se në provincë kanë humbur jetën 109 persona, duke shtuar se ka nevojë për strehim, ushqim dhe ujë.

Një mesatare prej 20 stuhish dhe tajfunesh godasin Filipinet çdo vit.

Në vitin 2013, tajfuni Haiyan, i njohur si më vdekjeprurësi në vend, shkaktoi mbi 6.000 të vdekur dhe la pas një shkatërrim masiv.