Filipov: Me marrëveshjen e Prespës, Greqia na garanton mbështetje

Ish Ambasadori Gjorgi Filipov i cili mori pjesë në biznes-forumin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, thotë se ngjarja u pranua shumë pozitivisht me inkurajim dhe garancë se mardhëniet mes dy vendeve edhe më tej do të zhvillohen në këtë drejtim dhe kjo u tregua edhe në vepër sepse edhe bashkëpunimi tregtar është rritur për mbi 20%.

Marketing

“Pothuajse 1 miliardë dollarë, deri më 2018 ishte rreth 800000, më herët rreth 700000, domethënë është në rrugë të mirë që të rritet ky bashkëpunim tregtar. Për markat, vetëm dua ti inkurajoj të gjithë tregtarët nga Greqia deh Maqedonia e Veriut”, tha Filipov.

Sipas tij, përveç pjesës së emrit, në raport me Marrëveshjen e Prespës, harrojmë se marrëveshja ka edhe nene tjera, shumë më shumë, të cilat garantojnë bashkëpunim në shumë lëmi tjera, në tregti, mbrojtje, shkencë, arsim, sport etj.

Marketing