Filloi ndërtimi i fabrikës së riciklimit të gomave të vjetra në Zhelinë

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu dhe këshilltari i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Dragan Jovanov, vizituan vendin ku është duke u ndërtuar fabrika për riciklimin e gomave të vjetra (RWM Rubber waste management RWM) në komunën e Zhelinës.

Marketing

Fabrika e riciklimit të gomave do të jetë e vetmja e llojit të saj në Ballkan dhe parashikohet të punësojë rreth 400 veta në këtë repart. Përfitimi i riciklimit të gomave është prodhimi i një përzierjeje që mund të përdoret për ndërtimin e autostradave, korsive për ecje, terreneve sportive dhe të ngjashme.

Objekti ka një madhësi prej 4500 m2, dhe gjendet në zonën industriale të komunës së Zhelinës. Në kuadër të kësaj fabrike, është planifikuar të ndërtohen edhe dy fabrika me prodhim të ndryshëm.