Fillojnë përgatitjet për pyllëzimin e sipërfaqes së djegur në Veles

Pak ditë pasi zjarri shkrumboi rreth 450 hektarë me pyje pranë Liqenit “ Mlladost”, komuna e Velesit dhe NP “Pyjet Nacionale” kanë filluar me përgatitjet për pastrimin e kësaj sipërfaqeje dhe më pas pyllëzimin e serishëm. Siç informoi sot drejtori i kësaj ndërmarrje, mbjellja e fidanëve në 200 hektarët ku ka pasur pishë të zezë, e cila është djegur plotësisht, do të nisë në fillim të nëntorit, ndërsa faza e dytë e pyllëzimit do të nisë në pranverë.

Marketing

Këtu është dilema se çfarë lloj druri duhet të mbjellim. Propozimi është që të shkohet me drunj më cilësorë, por duhet të kemi parasysh edhe reagimin e shpejtë, domethënë që fidanët të rriten sa më shpejt që të rikthehet procesi ekologjik në këtë zonë”-tha Zoran Gjorgjiev- drejtor i NP “Pyjet Nacionale”.

Kryetari i Komunës së Velesit, Ace Kocevski, informoi se këtë vit lista e prioriteteve ka ndryshuar dhe se festivali vjetor “ Pite dhe Verë” do të anulohet, pasi që mjetet financiarë do të përdoren për pyllëzimin e sërishëm të sipërfaqes pranë liqenit “ Malladost”, por edhe për të blerë uniforma mbrojtëse për zjarrfikësit.

Sipas vlerësimeve jo zyrtare, zjarri i të hënës ka lënë pas një dëm prej rreth 60 milion denarësh. Megjithatë nga “ Pyjet Nacionale” nuk kanë shifër të saktë për atë se sa hektarë tokë pyjore janë djegur gjatë vitit 2019. Në programin vjetor për këtë vit, kjo ndërmarrje parashikon pyllëzimin i 900 hektarëve dhe mbjelljen e rreth 2 milion fidanëve.