Fillon implementimi i projektit edukativ “Të pastër dhe të shëndetshëm” në kopshtin për fëmijë “Fidani” në Çair

Me Ambasadoren e Shtetit të Zvicrës znj. Sibil Suter Tejada, Ministren e Punëve dhe Politikës Sociale znj. Mila Carovska dhe drejtoreshën e kopshtit për fëmijë “Fidani” znj. Gëzime Bakiu shënuam fillimin e implementimit të projektit edukativ me moton “Të pastër dhe të shëndetshëm” nën përkujdesin e Shoqatës për Zhvillim Rajonal “Balkan Ekonomik Forum”, “Civica Mobilitas” dhe “Pakomak”.

Marketing

Shprehitë e përkujdesit për pastërtinë e natyrës më së shumti përvetësohen në moshë të re, prandaj zbatimi i projekteve si ky është thesar i domosdoshëm për ardhmërinë e shëndoshë të këtyre vogëlushëve që kemi para vetes dhe për ngritjen e vetëdijes sonë shoqërore.

Mënyra kreative e transmetimit të njohurive mbi pastërtinë e ambientit jetësor përmes librave të ilustruara, video materialeve edukative dhe aplikacioneve argëtuese padyshim se i kanë munguar metodologjisë edukative që aplikohet në kopshtet për fëmijë. Tani më lehtë dhe me efikasitet më të madh, edukatoret dhe në veçanti prindërit do të mund të mbjellin dashurinë për ambientin jetësor në zemrën e fëmijëve dhe do të stimulojnë sjelljen e duhur shembullore tek ta.

“Sot jemi këtu të gjithë së bashku të fillojmë një projekt të shkëlqyer e cila do të sjell dritë më ndryshe në punën tonë dhe do të lërë shenjë të përhershme pozitive në jetën e fëmijëve. Ne për çdo ditë mundohemi tek fëmijët të zhvillojmë ndërgjegje ekologjike dhe shprehi për kujdesin e ambientit në të cilin jetojmë por deri më tani ajo ishte në korniza të çerdhes, të grupit edukativ në një nivel të vogël. Nga sot të gjithë së bashku fillojmë projekt të madh ekologjik në të cilin janë të kyçur edhe fëmijët edhe prindërit dhe rrethi social dhe me të vërtetë gëzohemi për realizmin e saj”, theksoi mes tjerash drejtoresha e Çerdhes ‘Fidani’, Gëzime Bakiu.