Fillon ndërtimi i Mega-Parkut në Komunën e Çairit

Të nderuara media ju informojmë se sot(20.03.2023) në ora 15:00, fillon ndërtimi i Mega-Parkut në Komunën e Çairit, konkretisht në rrugën “Brigada Maqedonase Kosovare”, në Lagjen Fushë Topanë.

Marketing

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtori i ndërmarrjes publike Rrugët dhe Rrugicat, Said Saidi dhe të Parqeve dhe Gjelbërimeve-Shkup Zuhejr Rexhepi.

Ndërtimi i Mega-parkut po realizohet si bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit.

Mega-parku do të shtrihet në një sipërfaqe prej 30.000 metrash katrorë dhe do të ketë 500 pemë dhe fidanë të rinj, rrjet hidranti të ri dhe lulishte.

Në të njëjtën kohë në park janë planifikuar 2 kënde të reja sportive, 2 kënde lojërash për fëmijë, 2 sipërfaqe parku për kafshët shtëpiake, një për fitnes, 26 belvederë të rinj, pajisje të reja urbane, korsi për këmbësorë dhe shatërvanë.