Fillon rindërtimi i infrastrukturës në rajonin e Kievit

Duket se jeta po i kthehet normalitetit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Marketing

Kirill Tymoshenko, nënkryetari i administratës presidenciale të Ukrainës, tha se punimet për rindërtimin e infrastrukturës janë duke u zhvilluar në rajonin e Kievit.

“Furnizimi me gaz në 54 vendbanime është rikthyer dhe më shumë se 500 mjete shpërthyese u shkatërruan gjatë ditës”, citohet të ketë thënë Timoshenko nga Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës.

Theksojmë se javë më parë kryetari i qytetit, Vitali Klitschko kishte deklaruar se Kievit po i kthehet jeta dhe se kanë filluar punën disa biznese dhe shkollimi online.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Marketing