Fillon vaksinimi në terren

Në Maqedoninë e Veriut sot ka filluar vaksinimi në terren kundër Covid-19.

Marketing

Në fshatra dhe lagje të vendit, qytetarët vetëm me një dokument të vlefshëm dhe pa termin të paracaktuar, do të mund të vaksinohen në pikat më të afërta.

“Procesi i vaksinimit në terren është organizuar. Shtëpitë e shëndetit nga çdo qytet, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, bashkësitë lokale me ndihmën e mediave lokale, pllakateve, i informon qytetarët për ditën dhe orën, në cilin fshat, lagje, vendbanimi rural do të kryhet vaksinimi. Çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet, me vete duhet të ketë dokument të vlefshëm për identifikim. Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët që të vaksinohen, të gjitha vaksinat të cilat i kemi te ne janë të sigurta dhe efikase. Të gjitha vaksinat parandalojnë simptoma të vështira apo vdekje nga koronavirusit”, thanë nga MSh-ja.

Vaksinimi do të zhvillohet në këto komuna:

Dellçevë, Gostivar, Resnjë, Shtip, Prilep, Sveti Nikollë, Kratovë, Vinicë, Demir Hisar, Strugë, Rostushë, Dibër, Strumicë, Bosilovë, Negotinë, Radovish, Probishtip, Vallandovë, Koçan, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Vevçan, Ohër, Makedonski Brod, Veles, Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Shkup (Bukoviq, Bojanë, Laskarcë dhe Çajlane).