Paralelisht me vaksinimin në terren, ka filluar edhe vaksinimi pa termin.
Qytetarët herët në mëngjes kanë dalë për të marrë vaksinën dhe po presin në radhë, gjë që tregon se ka interesim për të shfrytëzuar këtë masë që po hyn në fuqi sot.
Ky vendim ka për synim të përshpejtojë ritmin e imunizimit në Maqedoninë e Veriut.