Fillon vaksinimi për moshën mbi 18 vjeç në Shqipëri

Kjo e martë, dita e para e vaksinimit masiv e hapur për moshën mbi 18-vjeç ka mbledhur me dhjetëra qytetarë në sheshin “Skënderbej” të cilët po mbajnë radhë për të marrë dozën e vaksinës.

Marketing

Vaksinimi për këtë grupmoshë të popullatës do të jetë i hapur sot dhe nesër.

Për të rezervuar vaksinën anti-Covid-19, qytetarët duhet të aplikojnë në e-Albania, të marrin një rekomandim nga mjeku i familjes ose thjesht të paraqesin kartën e identitetit.

Marketing