Presidenti i UEFA-s Alexandër Ceferin ka mbërritur në Tiranë në prag të finales së Conference League.
Ceferin është i shoqëruar nga legjenda e futbollit Zvonimir Boban. Ata u pritën nga presidenti i FSHD-së Armando Duka.
“Mirëprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt”, shkruan Duka.