Finalja e Coppa Libertadores do të luhet për herë të parë mes Boca Juniors dhe River Plate

Për herë të parë në histori finalja e Coppa Libertadores do të jetë një “Superclasico” mes Boca Juniors dhe River Plates.

Marketing

Boca Juniors dhe River Plate, klubet më të mëdha në Argjentinë dhe armiqtë e papajtueshëm nga Buenos Aires, për herë të parë do të luajnë një finale të Coppa Libertadores.

Coppa Libertadores njihet si Liga e Kampionëve në Amerikën e Jugut, e cila këtë sezon do të jetë më interesante si asnjëherë më parë, ku në finale do të takohen rivalët më të mëdhenj që njeh bota e futbollit, Boca Juniors dhe River Plate.

Derbi i dyfishtë i Beunos Airesit mes dy ekipeve rivale të përjetshme Boca Juniors dhe River Plate do të zhvillohet më 7 dhe 28 nëntor. Skuadra fituese do të marrë pjesë në Botërorin për klube, që organizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 12 deri më 22 dhjetor.

Marketing