Ballina Sport Finalja e Ligës së Kampioneve, ja si priten të rreshtohen sonte Borusia...

Finalja e Ligës së Kampioneve, ja si priten të rreshtohen sonte Borusia Dortmundit dhe Real Madridi

Falë pritjeve të tij Reali i Madridit do të vendoset sot përballë Borusias së Dortmundit në finalen e “Uembli”-t ora 21:00.

Marketing

Por Andrij Lunin është me grip dhe do të jetë një mungesë në portën e skuadrës së Ançelotit në ditën më të rëndësishme të sezonit. Edhe pse dëmtimi i Tibo Kurtuasë në fillim të sezonit e la me pikëpyetje të mëdha skuadrën spanjolle, ukrainasi arriti që të rikthehet në një garanci mes shtyllave të “galaktikëve” dhe sot konsiderohet si një mungesë për rekordmenët Europianë. Në portë pritet që të rikthehet Tibo Kurtua, pas lajmit se nuk do të shkojë me Belgjikën në Europianin e Gjermanisë.

Si Borusia e Dortmundit ashtu edhe Reali i Madridit nuk do të kenë asnjë lojtar të pezulluar, duke premtuar një spektakël të vërtetë sot në vendin që do të mirëpresë finalen e Ligës së Kampioneve për herë të tetë në histori, më shumë se çdo stadium tjetër në histori.

Exit mobile version