Finlanda e gatshme për diskutime me Turqinë rreth anëtarësimit në NATO

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto tha se vendi i tij është i gatshëm të bisedojë me Turqinë për shqetësimet e saj lidhur me anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Marketing

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë krahas presidentit Xho Bajden, ai u shpreh se Finlanda i bashohet aleancës, do të angazhohet plotësisht për sigurinë e Turqisë.

“Ne e marrim terrorizmin shumë seriozisht, ne e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi të angazhuar në mënyrë aktive në luftimin e tij,” deklaroi Niinisto.

pas Niinistos, vendi i tij po ndërmerr një hap historik me aplikimin për anëtarësim në NATO , raporton BBC.

Presidenti tha se procesi ka treguar edhe një herë forcën e demokracisë finlandeze.

“Duke nisur nga mbështetja e fortë e publikut, vendimi u mor me një shumicë dërrmuese parlamentare dhe mori gjithashtu mbështetje të madhe popullore”, pohoi ai.

Niinisto falenderoi udhëheqësin amerikan Bajden për mbështetjen e palëkundur gjatë proçesit, ndërsa siguroi vendet e tjera të NATO-s se Finlanda do të bëhej një aleat i fortë.

Bajden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.