Ballina Aktuale Fitër Bajrami, BFI me apel nënpunësve fetarë dhe xhematit në përgjithësi

Fitër Bajrami, BFI me apel nënpunësve fetarë dhe xhematit në përgjithësi

Bashkësia Fetare Islame në RMV edhe njëherë u bënë apel nëpunësave fetarë dhe xhematit në përgjithësi që nesër, ditën e Fitër Bajramit, me përpikëshmëri t`i përmbahen Protokolit, respektivisht masave për faljen e namazit të Fitër Bajramit, të përgatitura nga Rijaseti i BFI-së në RMV, e që ditë më parë u bënë publike për opinion. Kjo, me qëllim që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve nga pandemia Kovid 19, e cila ende është prezente në vendin tonë dhe më gjërë.
Ndërkaq, nga muezinat e xhamive kërkohet që, pesëmbëdhjet 15 minuta para faljes të namazit të Fitër Bajramit, përmes minareve të thirrin Salat, për të lamëruar hyrjen e kohës për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Me këtë rast lusim Allahun xh.sh. që të gjithë besimtarëve islamë t`ua pranojë ibadetet e bëra gjatë muajt Ramazan dhe për ta t`i shpërblejë me shpërblimet e Tij ta pakufishme. Dhashtë i Madhi Zot që t`i përjetojmë edhe shumë ramazane tjera.
Të ndiqen masat e më poshtëm👇

Marketing

Marketing
Exit mobile version