Distria Krasniqi e ka nisur për mrekulli ditën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Kampionia olimpike në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani, në kategorinë -52kg.
Në raundin tjetër, xhudistja kosovare do të përballet me fituesin e meçit mes Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.
Krasniqi do të kërkojë një tjetër medalje olimpike, pas asaj të artë në vitin 2021 në Tokyo.