Fitorja e Ramës, Çuri bën deklaratën e fortë: Iu hodhën hi syve, ja si u mashtrua opozita me “Exit Poll-et”

Analisti Arjan Çuri në “Zonë e Lirë”, ka komentuar fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ai ka analizuat  teknikat me të cilat maxhoranca ka fituar zgjedhjet.

“Rama e ka bërë këtë gjë. Teknika e parë dhe më kryesore ishte dëbimi ose vetëdëbimi i opozitës. Kjo është kryesorja, fakti që ata ikën nga Parlamenti. E dyta, braktisën edhe zgjedhjet lokale. Këto i kishte si dhuratë Rama. Edhe gringot nuk dinin t’i mbanin këta. E fundit fare ishte që Meta tha që ambasadorja amerikane është me Ramën, aty ku ai mendonte se mund ta impresiononte ambasadoren, bëri të kundërtën.

Marketing

Manipulimi i opinionit publik me sondazhet, Exit Poll-et në fund ishte t’i hidhte një hi syve mbi opozitën. Kjo ishte narkoza, e morëm thanë këta. E fundit fare ishte bërja e pavlefshme e 80 e ca mijë votave, janë gati 5 deputetë. Tjetër gjë e paparë që bëri mazhoranca, është kandidimi i fëmijëve të të pasurve, ata morën më shumë vota se ata të mëdhenjtë”, tha Çuri.

Marketing